
25/02 09:55
Inter-Egnatia zhvilluan këtë të diele një ndeshje miqësore, e cila u mbyll me fitoren me përmbysje me rezultatin 4-2 të italianëve.
Skuadra rrogozhinase zhbllokoi sfidën në minutën e 6’ me Dwamena dhe e mbylli pjesën e parë në avantazh.
Në minutën e 55’ Barella barazoi për Interin, ndërsa në minutën e 68’ Fernando realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe kaloi sërish Egnatian në avantazh.
Në minutën e 80’ Martinez barazoi për Interin dhe katër minuta më pas argjentinasi përmbysi, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fund Stabile vulosi gjithçka, duke shënuar golin e katërt për Interin në minutën e 90’.
Top Channel