Kapitulli i ri në çështjen “Mbappe”. Edhe pse nuk dukej se situata e tij me PSG-në do të rregullohej, ka pasur një zhvillim të ri.
Klubi francez me anë të një deklarate ka bërë të ditur se sulmuesi 24-vjeçar nuk është më larg dhe po rikthehet në stërvitje me ekipin e parë:
“Pas bisedave shumë konstruktive dhe pozitive mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappesë para ndeshjes së PSG-së kundër Lorientit, lojtari iu bashkua në stërvitje ekipit të parë këtë mëngjes”.
Ky informacion është në përputhje me afrimin e mundshëm mes klubit dhe lojtarit që është paralajmëruar orët e fundit.
Dje Mbappe u pa në tribunat e “Parc des Princes” duke ndjekur ndeshjen e skuadrës së tij me të vëllanë dhe Ousmane Dembélénë dhe sot mori pjesë në stërvitje bashkë me lojtarët e tjerë.
Sipas shtypit francez, ka pasur afrime mes Kylian Mbappé dhe PSG-së dhe rinovimi nuk është më një opsion i përjashtuar./ Super Sport
Top Channel