VIDEO/ Fjalimi sekret i Messit para triumfit historik rikthehet viral ndërsa Argjentina ëndërron një tjetër Kupë Bote Pogradeci është një prej qyteteve turistike më të frekuentuara gjatë stinës së nxehtë dhe këtë vit janë të shumtë ata që e kanë zgjedhur.
Qyteti liqenor mbetet i frekuentuar më së shumti nga pushuesit e moshës mbi 50 vjeç të cilët këtë verë kanë në dispozicion hapësira publike dhe një infrastrukturë komode.
7 plazhe publike dhe 400 çadra janë vendosur në dispozicion nga bashkia e Pogradecit për ata të cilët zgjedhin që ditët e nxehta t’i kalojnë buzë liqenit të Ohrit, çka duket se pushuesve u ka lënë një shije të mirë krahas çmimeve të arsyeshme që Pogradeci ka.
Përveç qytetit, edhe operatorët turistikë në Tushemisht që këtë verë u kushtëzuan nga punimet për ndërtimin e rrugës, me përfundimin e saj tani janë gati për ti pritur pushuesit të cilët mund të shijojnë plazhin, kulinarinë dhe një sërë aktivitetesh që gjallërojnë mbrëmjet e tyre.
Top Channel