
“Ju rrëfej takimin pas 41 vitesh me trajnerin e Serbisë”, flet përkthyesi shqiptar i Kombëtares serbe: E kam njohur kur ishte ushtar, vinte në shtëpinë time dhe…
09/06 22:30
Chelsea-Liverpool është supersfida e javës së parë në Premier League.
Dueli i zjarrtë i kampionatit anglez, po transmetohet live në SuperSport 2. Mauricio Pochettino debuton zyrtarisht në stolin e “Bluve të Londrës”.
Trajneri argjentinas ka zgjedhur titullarët e përballjes së fortë kundër The Reds. Plot katër lojtarë do të debutojnë sot me Chelsea: Nicolas Jackson, Robert Sanchez, Levi Colwill dhe Axel Disasi.
Në krahun tjetër, gjermani Jurgen Klopp u ka dhuruar nga një fanellë titullari dyshes Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai. Dy blerjeve cilësore të Liverpoolit gjatë kësaj vere.
Top Channel