Gjatë verës çdo vit kemi aktivizime të vatrave të zjarrit kryesisht në zonat pyjore që për shkak të temperaturës dhe erës përhapen me shpejtësi duke shkrumbuar hektarë të tërë pyjesh.
Që situata të tilla të mos ndodhin dhe mushkëria e Tiranës të ruhet, zjarrfikësit e kryeqytetit kanë marrë një sërë masash.
Prej 1 korrikut deri më 1 shtator zjarrfikëset e Tiranës rritin kapacitetin e tyre me 25%. Për të monitoruar zjarret që mund të bien në zonat rurale ngrihen 3 stacione të lëvizshme që lëvizin me këtë automjet. Sipër tij është kjo depozitë që mban deri në 500 litra ujë. Nëse mjeti arrin të afrohet deri ne 40 metra zjarri fiket me këta autobot, nëse është terren I vështirë 8 punonjësit zjarrfikës që lëvizin me këtë automjet ndërhynë me këto çanta që mbajnë deri në 20 litra ujë si dhe me mjete rrethanore si këto lopata.
“Kanë nisur vatrat e zjarrit, kemi pothuajse çdo ditë vatra zjarri por janë shuar shpejt . Sot jemi në Pezë ku një shërbim qëndron nga ora 10 deri në orën 20.00. shërbim tjetër kemi në farkë që mbulon dhe zonën e Krrabës si edhe në Dajt që mbulon dhe zonën e Shëngjergjit. Një ndihmë e madhe këtë vit na ka ardhur edhe nga agjencia e parqeve dhe rekreacionit për hapjen e korridoreve në kodrina të cilat kanë qenë në vitet ’90. Këto korridore na mundësojnë të arrijmë pranë zjarrit dhe ta shuajmë me ujë që të fiket shpejt e të mos marrë përmasa”, thotë Shkëlqim Goxhaj, Drejtor i Zjarrfikëseve të Tiranës.
Përveç zjarreve të qëllimshme autorët e të cilëve përballen me drejtësinë e rrezikojnë 5 vite burg shumë zjarre të tjerë janë aksidentalë nga pakujdesitë zjarret në bujtina apo fermerë që djegin mbetjet bujqësore.
“U bëj thirrje qytetarëve të bëjnë shumë kujdes sepse me këto temperature e me këtë thatësirë edhe një cigare e hedhur mund të bëhet shkak për nisjen e një zjarri. Shumë kujdes të kenë dhe bujtinat ti këshillojnë vizitorët të mis ndezin zjarre”, thotë Goxhaj.
Top Channel