Në Castel Gandolfo ndodhet një observator ku astronomët e Papës janë përpjekur prej shekujsh të kuptojnë edhe jetën jashtëtokësore, lëvizjen e yjeve dhe ciklet e Universit. Objektivi: Të përqafohet krijimi në të gjitha dimensionet e tij.
“Nëse marsianët ekzistojnë, atëherë duhet të ketë një ungjill për marsianët”, thotë At Gabriele Gionti, për “Le Figaro”.
Observatori i Vatikanit ndodhet 25 kilometra në juglindje të Romës. Kjo qendër bashkon shkencëtarë të shkëlqyer në shërbim të një teologjie të vetme, të krishterë dhe jashtëtokësorë.
“Nëse diku tjetër do të kishte një formë tjetër jete, atëherë nuk do ta përjashtoja Zotin. Perspektiva ime është më e gjerë se sa thjesht njerëzimi. Sipas mendimit tim, i gjithë universi është hyjnor pasi supozon krijimin”, thotë jezuiti, kozmologu, zëvendësdrejtori i Observatorit të Vatikanit, At Gionti.
Me kokën lart në yje, një grusht astronomësh, fizikanësh dhe studiuesish po punojnë mbi këto hipoteza në Castel Gandolfo, në rezidencën verore të Papës, ku Benedikti XVI i dha fund jetës dhe që pasardhësi i tij Papa Françesku e frekuenton pak. Ajo është një zonë e gjelbëruar dhe e qetë, e mbushur me tarraca të mbjella dhe pemishte me lëndinë sa të sheh syri.
Më sa duket të besosh në jashtëtokësorë dhe në Zot në të njëjtën kohë është e mundur. Sipas klerikëve astronaut besimi i tyre se ka jetë të tjera në univers nuk është në kundërshtim me besimin në Zot.
“Observatori i Vatikanit është themeluar në vitin 1891 dhe prej asaj kohe qëllimi kryesor i punës së brezave të klerikëve që kanë shërbyer aty ka qenë pajtimi i shkencës me fenë”, thuhet në përshkrimin e Le Nouvel Observateur.
Ai varet drejtpërdrejt nga Selia e Shenjtë dhe drejtohet nga Gurvenatori i Shtetit të Vatikanit. Ai konsiderohet një nga observatorët më të vjetër astronomik në botë.
Në vitin 1993, Obsrvatori i Vatikanit, në bashkëpunim me Observatorin Steward përfundoi ndërtimin e teleskopit të teknologjisë së avancuar të Vatikanit (VATT), i cili është vendosur në Malin Graham (Arizona).
“Duke pasur parasysh sesa i madh është Universi, mund të ketë forma të tjera të jetës përveçse se në tokë, madje dhe forma inteligjente të jetës”, thonë ata.
Top Channel