Roma ka zbarkuar në Tiranë, ku sonte do të përballet me Partizanin në miqësoren e fundit parasezonale.
Ndeshja do të luhet në “Arena Kombëtare”, stadium ku pak më shumë se një vit më parë verdhekuqtë ngritën në qiell Kupën e Conference League pas finaleje të fituar përballë Feyenoordit me një got të shënuar nga Zaniolo.
Për të mirëpritur skuadrën dhe në veçanti Josè Mourinhon, në kryeqytetin shqiptar është vendosur një pankartë e madhe në fasadën e Universitetit Politeknik me foton e “Special One” që mban trofeun dhe mesazhin: “Mirë se u ktheve, Josè”.
Vetë Mou ka postuar foton e mikpritjes shqiptare në llogarinë e tij në Instagram, duke falënderuar qytetin dhe kryeministrin Rama.
“Faleminderit që po na mirëprisni sërish! Faleminderit Edi Rama!
Top Channel