Një tjetër hap në objektivin e Leo Messit për të fituar titullin e parë në aventurën e tij në Shtetet e Bashkuara.
Inter Miami ishte dukshëm superior ndaj Charlotte në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Ligës dhe tashmë është dy ndeshje larg ngritjes së një trofeu me skuadrën e David Beckham. Messi e arriti golin e tetë në këtë kompeticion në pesë ndeshje kundër një kundërshtari relativisht të dobët.
Sapo kishin kaluar dymbëdhjetë minuta, kur Josef Martínez ekzekutoi me mjeshtëri një penallti të pastër kundër Arroyo. I udhëhequr nga Busquets dhe me Jordi Alba që hyri fort në krahun e majtë, Inter Miami krijoi dhe Brenda pjesës së parë shënoi golin e dytë me Taylor.
Edhe në pjesën e dytë Inter Miami zotëronte topin dhe në asnjë moment nuk e pa në rrezik fitoren dhe kalimin në gjysmëfinale. Goli që vulosi fitoren 4-0 të Inter Miamit është firmosur nga Lionel Messi. Argjentinasit iu desh vetëm ta shtynte topin në rrjetë, pas një asistimi nga Campana. Argjentinasi buzëqesh sepse titulli i tij i parë në aventurën e tij në Shtetet e Bashkuara është më afër.
Top Channel