
25/02 09:55
Asnjë surprizë në ndeshjen hapëse të Premier League-s.
Manchester City triumfoi lehtësisht 3-0 në fushën e Burnley-t, duke u dhënë një mesazh të qartë rivalëve se do t’u duhet ndoshta një mrekulli që ta zbresin nga froni i kampionit.
Sezon i ri, zakon i vjetër për Erling Haaland. Gjiganti suedez realizoi dygolësh brenda pjesës së parë, duke u shfaqur me instiktin e vrasësit brenda zonës. Një sulmues pa limite, që në këtë sezon të dytë me City-n mund të thyejë të tjera rekorde.
Golin e tretë për skuadrën e Guardiolës e realizoi Rodri në pjesën e dytë. E vetmja nuancë negative në këtë mbrëmje për City-n ishte dëmtimi i De Bruyne, që la fushën që në pjesë ne parë.
Top Channel