Ura shekullore me tri harqe e Bratit ka tërhequr vëmendjen e turistëve.
Kjo urë daton që nga shekulli -XVI dhe prej mese 6 shekujsh është funksionale dhe lidh dy anët e lumit “Shushicë”,rrugën e vjetër të Karvanesë me atë të Rrëzës.
Kjo urë sot është kthyer një atraksion turistik për shumë pushues vendas e të huaj që shijojnë lashtësinë dhe arkitekturën e kësaj ure por guxojnë dhe të zhyten në ujrat e kristalta në shtratin e lumit “Shushicë.
Pushuesit shprehen të mrekulluar nga ajo që shikojnë dhe shijojnë:
“Pas 40 viteve vij në këtë zonë shprehet një banorë, jam i lumtur që gjendem këtu”.
“Ishim duke shkuar për në Berat dhe rastësisht pamë informacionin për këtë urë shume të bukur, pamja fantastike por dhe uji i pastër.Do ja sugjeroj miqve te mi në Angli të vijë ta vizitojnë”.
“Jam nga Anglia dhe çdo gjë është shume e bukur”.
Top Channel