Jehonë turizmit shqiptar në mediat kroate/ Rama: Këtë vit, 41% më shumë kroatë zgjodhën Shqipërinë

12/08/2023 11:55

Turizmit në Shqipëri këtë herë i bëhet jehonë nga mediat kroate.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një reportazh të televizionit RTL “që i jep një hapësirë të papritur surprizës shqiptare që po tërheq vëmendjen e mediave botërore”.

Në reportazh theksohet bukuria e bregdetit në vendin tonë dhe çmimet e lira. RTL ka intervistuar kroatë që kanë pushuar në Shqipëri dhe shprehen të kënaqur për eksperiencën e tyre:

Teuta Hajdari nga Zagrebi: Çmimet janë më të ulëta, si për akomodim, absolutisht për çdo gjë, madje edhe për parking. Akomodimi për një javë, për dy persona, në Kroaci do të kushtonte dy deri në tre mijë euro, kurse në Shqipëri, me udhëtim dhe të gjitha, do të kushtonte rreth një mijë euro për një javë, ndoshta edhe më pak.

Adriana Karuza, blogere udhëtimesh: Jemi dëshmitarë që çmimet nëpër Evropë janë egërsuar. Shqipëria është thjeshtë më e volitshme. Mund të them se, para dy viteve, ne shpenzuam 5,500 kuna, (730 euro) përfshirë të gjitha. Pra për hotel, ushqim, suvenirë, madje edhe riparimin e makinës. Tarifat rrugore nuk paguheshin. Mbaj mend që karburanti nuk ishte i lirë, mirëpo nuk kishim shpenzime për parking.

Teuta Hajdari: Këtë vit do të eksplorojmë zonën jugore të Shqipërisë, ku ka shumë pika referimi, si Gjirokastra, vendlindja e diktatorit të njohur Enver Hoxha, shpellat dhe plazhet e bukura në Himarë…

Adriana Karuza: Pse Shqipëria është befas kaq popullore? Është vështirë të thuhet. Mendoj se rol të madh luajtën rrjetet sociale dhe blogerët e udhëtimeve.

22 mijë vizitorë kroatë kanë frekuentuar Shqipërinë deri në korrik të 2023, 41% më shumë se viti i kaluar, shkruan kryeministri në statusin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA