
23/02 22:38
PSV Eindhoven e nis me këmbë të mbarë sezonin 2023-2024, ndërsa fitoi 2-0 ndaj Utrecht në takimin e javës së parë të Eredivisie.
Vendasit dominuan të gjithë takimi, ndërsa gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 45+3’, me Noa Lang që realizoi pas asistit të Sangare, duke e mbyllur fraksionin e parë në avantazh.
Ndërsa në minutën e 77’, Vertessen do të dyfishonte avantazhin për skuadrën e Bosz si dhe do të vuloste këtë takim.
Pas fitores në “Philips Stadion”, PSV e nis edicionin e ri me tre pikë, ndërsa Utrecht pëson disfatë në ndeshjen e parë.
Top Channel