Marrëdhënia mes Leonardo Bonuccit dhe Juventusit po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, diçka e paimagjinueshme vetëm pak muaj më parë.
Mbrojtësi, që kishte shiritin e kapitenit, tani është jashtë projektit sportiv të “Zonjës së Vjetër”.
Siç raportoi sot “La Gazzetta dello Sport”, avokatët e futbollistit i dërguan klubit një email duke i kërkuar që të kthehej me pjesën tjetër të ekipit në grumbullin.
Juve u përgjigj menjëherë: bordi mori një vendim teknik për mbrojtësin, të cilin e vendosi “në kushtet më të mira për të vazhduar stërvitjen”. Më pas nuk do të ketë ndryshim planesh, pavarësisht nismës së re të lojtarit.
Megjithatë, mund të ndodhin surpriza të reja. Ky hap ligjor nga Bonucci mund të jetë i pari para hapit të ardhshëm: ta çojë Juven përpara bordit të arbitrazhit.
Bonucci mund të kërkojë zgjidhjen e kontratës ose më shumë, dëmshpërblim në shifrën mbi 2 milionë euro.
Bonucci në këto javë po stërvitet me një orar ndryshe nga ai i skuadrës së parë, së bashku me futbollistët e tjerë jashtë projektit.
Një thyerje që nuk pritej, siç e pranoi vetë ai pas miqësores së “Allianz Stadium” mes Juves dhe Next Gen.
“Realiteti i sotëm vazhdon të më mësojë se dashuria dhe respekti mund të kapërcejnë situata të imponuara”.
Juvja vazhdon të mbrojë arsyet e saj, por rasti në Itali po shkakton polemika.
Bonucci mbërriti te “Zonja e Vjetër” në vitin 2010, duke e ndërprerë rrugëtimin e tij tek Juventusi me vetëm një vit në Milano, në 2017. Ai la luajtur 502 ndeshje me skuadrën torineze, ka fituar tetë tituj, katër Kupa, pesë Superkupa të Italisë, si dhe ka luajtur dy finale të Championsit.
Shndërrimi nga një legjendë në i padëshiruar nuk ishte në planet e tij./ Supersport
Top Channel