Presidenti i Republikës Sh.T.Z.Bajram Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “ Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”.
Presidenti caktoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit
Zgjedhjet e reja do të zhvillohen në Kukës pasi ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici u arrestua para disa javësh me kërkesë të SPAK, pasi ai ishte vënë nën hetim në momentin e publikimit të një videoje intime të tij me një vajzë në ambientet e zyrës në bashki.
Safet Gjici sapo kishte fituar zgjedhjet lokale më 14 maj dhe priste që të rimerrte zyrtarisht detyrën në krye të bashkisë. Pas shkarkimit nga detyra vendin e tij e ka zënë nënkryetari Granit Gjana.
Gjici duhet të qëndrojë nën arrest me burg, sipas prokurores së SPAK, Manjola Kajana, e cila theksoi se në zyrat e bashkisë i dyshuari fitoi favore seksuale në këmbim të një
Top Channel