Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug? 20/12 01:27
Pas Yann Sommer, për kartonin e të cilit pagoi 6 mln euro te Bayern Munchen, Interi ka siguruar edhe portierin e dytë.
Zikaltrit kanë arritur akordin me Sampdorian për huazimin me të drejtë blerjeje të Emil Adueros.
Portieri 26-vjeçar luante me Sampdorian prej vitit 2019, teksa më parë ka mbrojtur edhe portat e Juventusit dhe Venezias. Aduero ka dalë nga akademia e bardhezinjve të Juves.
“Dy kultura, dy shpirtra, dy botë që takohen: qetësia e detit indonezian përzier me rezistencën dhe forcën e maleve në Piemonte. Cilësi që e kanë karakterizuar që në fëmijëri Emil Audero Mulyadi, portierin i ri të Interit“, lexohet në komunikatën zyrtare të nënkampionëve të Italisë.

Top Channel