Bayerni i Munihut ka arritur më në fund të bindë Tottenhamin për blerjen e Harry Kane.
Mediet në Gjermani dhe Angli raportojnë se oferta e kampionëve të Bundesligës ka shkuar në thuajse 110 milionë euro (95 milionë stërlina), kështu që drejtuesit e “Spurs”-ave nuk kanë pasur rrugë tjetër veçse ta pranonin atë.
Tani topi kalon në fushën Kane, që tani duhet të vendosë nëse do të bëjë apo jo këtë lëvizje.
30-vjeçari donte që situata të zgjidhej përpara ndeshjes hapëse të sezonit të Tottenhamit në fushën e Brentfordit, të dielën.
Sulmuesi i “tre Luanëve” ka spikatur gjatë fazës parasezonale nën drejtimin e trajnerit të ri, Ange Postecoglou, dhe ishte gat të qëndronte, por pas një viti do të largohej me parametër zero.
Kane është në 12 muajt e fundit të kontratës së tij dhe Tottenhami ishte gati t’i ofronte një marrëveshje me kushte të reja, por në këtë drejtim nuk u bënë përparime.
Pranimi i ofertës së Bayernit (bavarezët detyruan ta rrisnin disa herë ofertën), ishte si përfundim zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.
Top Channel