Babë e bir janë vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi shisnin mall kontrabandë, ndërsa nën hetim është vënë shpërndarësi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga Sh. A., dhe E. A., në rrugën “Xhanfize Keko”, shërbimet e Policisë gjetën mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto mallra ishin transportuar drejt Shqipërisë, nga dy të arrestuarit, të cilët i magazinonin në këtë subjekt, dhe më pas mallrat shpërndaheshin nga shtetasi A. A., në disa pika shitje, në zona të ndryshme të Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel