Dy raste të tentativës së kalimit ta parave të padeklaruara në vendin tonë janë goditur në Portin e Durrësit dhe në aeroportin e Rinasit.

Në portin e Durrësit, në hyrje të vendit, ndalua për kontroll të imtësishëm anija e linjës “Durrës-Bari-Durrës”, shoferë të të cilit ishin G. L. dhe V. E.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë autobus, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 82 550 euro, të cilat këta shtetas tentonin t’i futnin në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. G. L., 42 vjeç dhe V. E., 52 vjeç, të dy banues në Elbasan, u arrestuan në flagrancë.

Në Rinas, është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të imtësishëm shtetasi K. M. Në çantën e shpinës së këtij shtetasi, Policia gjeti 12 820 paund të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar. Ndaj K. M., 28 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Londër, si dhe u sekuestrua shuma e parave, nisi hetimi në gjendje të lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA