Tre persona që përshtatën agjencinë e sigurimeve në Shkozet të Durrësit për shitjen e dozave të kokainës dhe cannabis sativa, kanë rënë në pranga.

Njëri prej të arrestuarve është pronari i agjencisë.

Si rezultat i një hetimi disajavor, të ndjekur me metoda speciale, nga policia dhe prokuroria e Durrësit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Agjencia”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit

Ermand Bejdo, 37 vjeç, Edmond Mehmeti, 41 vjeç dhe Alen Gjyzeli, 19 vjeç, të tre banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh, në pronësi të shtetasit Ermand Bejdo, në lagjen nr. 14, për shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në doza.

Gjatë kontrolleve të imtësishme në ambientin e agjencisë, si dhe ndaj shtetasve të arrestuar, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje, një shumë parash në lekë dhe euro e dyshuar si e përfituar nga shitja e tyre, një peshore elektronike, një përforcues grushti që iu gjet 19-vjeçarit A. Gjyzeli dhe tre celularë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA