
23/02 22:38
Struga përballë një tjetër prove të madhe, që, nëse kalohet, e çon në play off-in e Conference League-s.
Kampionët e Maqedonisë së Veriut presin Swift Hesperange të Luksemburgut në raundit e tretë të kompeticionit.
Trajneri Shpëtim Duro ka përzgjedhur formacionin më të mirë të mundshëm, duke i besuar tredhëmbëshi sulmues Mazrekaj-Radeski-Ibraimi.
Në portë, i zakonshmi Kjosevski, ndërsa treshja e mbrojtjes do të formohet nga Neziri, Radic dhe Krivanjeva.
Në mesfushë do të rreshtohen Malikji, Shabani, Bojku e Zguro.
Një shans i artë për Strugën, që i ka të gjitha mundësitë të kalojë në play off, pse jo të prekë edhe grupet e Conference League në pjesëmarrjen e parë evropiane./ Supersport
Top Channel