
23/02 22:38
Kristjan Asllani ktheu gjithë prozhektorët nga vetja me asistin e përsosur që dha mbrëmjen e djeshme kundër Salzburgut.
Mesfushori shqiptar dha një pasim që nga mesfusha për Sensin, i cili i dërgoi shifrat në 3-4 dhe i dha fitoren zikaltërve në këtë miqësore.
Kristjan Asllani e nisi ndeshjen e sotme miqësore nga stoli, por sapo hyri në fushë i tregoi Inzagit se gaboi me vendimin e tij. Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 70-të në miqësoren e sotme kundër Salzburgut, kur rezultati ishte në baraspeshë 3-3. Kur po kronometrohej minuta e 90-të, Asllani shfaqi cilësitë e tij, duke dhënë një asist mjaft të bukur nga gjysmëfusha e tij, nga ku u shënua edhe goli i fitores 3-4.
Top Channel