Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë do të diktojnë kushtet e motit, duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në ultësirën Perëndimore.

Ndërsa në zonat malore do të ketë vranësira të lehta. Por pas mesdite vranësirat do të bëhen më të dukshme, ku pritet të shfaqen edhe në një pjesë të mirë të ultësirës perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 33°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Republika e Kosovës do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24_orëshit. Parashikohet që paraditja të dominohet nga intervalet e gjata me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin e Kosovës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës pritet të sjelli kalime vranësirash në të gjithë vendin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Jugore të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA