Një katërshe gjyqtarësh nga Shqipëria do të jetë e angazhuar këtë mesjavë në një nga ndeshjet e UEFA-s.
Eldorjan Hamiti, i ndihmuar nga Rejdi Avdo, Rejdi Zaimi dhe Andi Koçi do të vendosin drejtësi në përballjen e parë Hamrun (Maltë) – Ferencvaros (Hungari). Në Conference League.
Vlerësim për gjyqtarin shqiptar, i cili gjykon për të tretën herë në këto kualifikuese. Hamiti, më herët ka gjykuar sfidën e turit të parë të kualifikueseve në Champions mes Qarabag dhe Lincoln Red Imps.
Si dhe përballjen e turit të dytë të Conference League mes Sepsi (Rumani) dhe CSKA Sofia (Bullgari). Në këtë përballje, 40-vjeçari nga Lezha dha plot 10 kartonë të verdhë dhe një të kuq.
Kjo do të jetë ndeshja e 17-të për Hamitin në garat e UEFA-s në të gjitha nivelet, ku ka vënë drejtësi në 12 ndeshje si kryesor. Gjyqtarët shqiptarë kanë qenë të vlerësuar nga UEFA në këtë edicion, teksa në turin e dytë të Conference League ishin dy ndeshje ku drejtësia vendosej nga bilbilat e Superiores./ Supersport
Top Channel