Man. United zbulon alternativat për zëvendësimin e Maguire

09/08/2023 18:42

Ndërkohë që Harry Maguire përgatitet për të finalizuar transferimin e tij drejt West Hamit, vetëm 4 vite pasi u ble 80 milionë paundë nga Man. United, Erik ten Hag përgatit listën me disa nga lojtarët që mund ta zëvendësojnë anglezin në prapavijë në ”Old Trafford”.

Lojtari i kombëtares së Anglisë përjetoi një formë të shkëlqyer në edicionin e parë me “Djajtë e Kuq” nën drejtimin e Solskjaer, por gjithçka ndryshoi me Erik ten Hag, ku pas një sërë performancash larg pritshmërive, Maguire jo vetëm që u ul në stol, por humbi edhe shiritin e kapitenit.

Me marrëveshjen mes klubeve që është arritur për 30 milionë paundë, United pritet ta zhvendosë vëmendjen te mbrojtës të tjerë, pasi largimi i Maguire e lë Ten Hag me alternativa të cunguara në prapavijë.

Edmond Tapsoda i Bayer Leverkusenit, Jean Clear Todibo i Nice, Benjamin Pavard i Bayernit dhe Marc Guehi i Crystal Palace janë opsionet që po merren në konsideratë nga Erik ten Hag dhe drejtuesit për të zëvëndësuar Maguire./ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA