Prokuroria e Posaçme e SPAK ka zgjatuar me tre muaj hetimet për laboratorin e drogës të zbuluar në Frakull të Fierit në muajin nëntor.

Hetuesit janë në pritje të letërporosive nga Kolumbia, vend nga i cili vinte kokaina dhe për këtë arsye i ka kërkuar gjykatës zgjatjen e hetimeve.

Laboratori i kokainës, 430 kg kokainë e përzier me pleh kimik u zbulua më 24 nëntor të vitit të shkuar në fshatin Frakull të Fierit. Për këtë çështje SPAK ka firmos 15 urdhërarreste, ndërkohë janë arrestuar 10 persona.

Laboratori do të ngrihej në banesën e ish-kryetarit të komunës Frakull, Viktor Çervanaku.

Nga operacioni u godit i gjithë grupi kriminal si porositës, pritës dhe baza e ngritjes së laboratorit ku mbahej kokaina.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA