Ata kishin punuar të qetë në pesë parcelat prej 125 rrënjësh kanabis sativa, jo vetëm për t’i ujitur por në mënyrë të çrregullt në zonën e pyllëzuar secilën nga rrënjët e kishin lidhur me spango blu në shkopinj druri.

Me konstatimet e policisë së shtetit dhe të prokurorisë, shtabi i përgjithshëm ka vijuar hetimet ushtarake duke përshirë ngritur pikëpyetje edhe ndaj policisë ushtarake dhe inspektorëve të krimeve në këtë polici. Top Channel iu konfirmua zyrtarisht se përveç tre ushtarakëve të repartit ku u zbulua droga , arrestuar për shpërdorim detyre, për 14 të tjerë  është kërkuar  lirimi nga detyra dhe kalimi në dispozicion.

Pesë prej tyre janë komandantë si shefi i policisë ushtarake që duhet të parandalonte ngjarjen kriminale në repart, shefi i shtabit të repartit, shefi i seksionit të zbulimit dhe komandanti i kompanisë mbështetëse të repartit. Veç tyre masa janë propozuar edhe për specialist të operacioneve, të zbulimit, dhe agjentë të krimeve në policinë ushtarake

Shtabi i Përgjithshëm ka thirrur mbledhje urgjente me të gjithë shefat e reparteve për të parandaluar kultivimin e kananbisit .

Në shkresat e sekuestruara nga prokuroria dhe që po hetohet jo vetëm penalisht , por edhe sipas Kodit ushtarak përmendet se ky repart informoi komandantin e Forcës Tokësore se kishte ushtruar kontroll për kultivim droge nga datat 6 deri në 16 qershor, dhe se nuk ka konstatuar asnjë rrënjë kanabis. Por tre ushtarakët e arrestuar Gramoz Mullai, Rustem Koci dhe Gentian Zhurda  këmbëngulën në gjykatë se nuk kishin logjistikë të kontrollonin 140 hektarë dhe se mbas shkatërrimit të një muri rrethues kishin njoftuar eprorët.

Por ndërsa institucionet janë fokusuar se si u shpërdorua detyra nga ushtarakët, ende nuk janë gjetur kultivuesit, që në vendngjarje kishin lënë dy bidonë plastikë të sekuetstruar

Këto prova janë përcjellë në policinë shkencore prej nga ku shpresohet të gjendet se cilët janë ata që kultivuan drogë në një repart ushtarak.

Top Channel