Një punonjëse e policisë rrugore është përplasur nga një automjet në Vorë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 në Vorë, në afërsi të një karburanti, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është dëmtuar punonjësja e Policisë së Qarkullimit Rrugor, Inspektore A. Sh..

Efektivja e cila ishte në shërbim, po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA