Manchester City po tenton të firmosë me Lucas Paquetan, ish-lojtarin e Milanit. Braziliani u transferua gjatë verës së kaluar nga Lyoni tek West Hami për 43 mln euro.
25-vjeçari zhvilloi 41 ndeshje, shënoi 5 gola, dhuroi 7 asiste dhe fitoi Conference League me skuadrën londineze.
Karakteristikat e mesfushorit të avancuar kanë bërë për vete Pep Guardiolën, i cili dëshiron ta ketë pjesë të skuadrës së tij.
Manchester City ka përgatitur një ofertë prej 70 mln paundësh për kartonin e lojtarit brazilian. Me West Hamin që pritet të mbushë sërish arkat pas shitjes rekord të Declan Rice tek Arsenali (117 mln euro).
Paqueta zbarkoi në futbollin europian në janarin e vitit 2019, kur u transferua nga Flamengo te Milani. Fillimi me kuqezinjtë ishte pozitiv, më pas nisi rënia.
23.5 mln euro e shiti klubi italian te francezët e Lyonit në shtatorin e vitit 2020. Paqueta ka veshur 42 herë fanellën e kombëtares së Brazilit. Duke gjetur 9 herë rrugën e rrjetës.
Top Channel