Video me pamje të rënda! Konflikti me grushte në Vlorë ku humbi jetën ndërtuesi Armando Meshau
08/08/2023 17:25
Top Channel ka siguruar videon ku Armando Meshau dhe Rei Meta shihen duke u zënë me grushte me njëri-tjetrin në mjediset e një pike interneti.
Armando Meshau, 55 vjeç ka qenë aty për të printuar dokumente kur është konfliktuar me Rei Metën, i cili ishte në po të njëjtin ambient.
Siç shihet edhe në video, debati mes dy burrave ka degjeneruar me grushte ku shkak ka qenë një apartament. Pas debateve, 55-vjeçari çohet dhe e godet me grusht, ndërsa Rei Meta e godet më shumë se 7 herë me grusht në fytyrë duke e lënë të vdekur.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, dje, (7 gusht) rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”.
Top Channel