Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparences, Ibrahimaj në Top Story: Vendosëm me Kryeministrin, do ulet akciza me 20% 20/03 01:13
Një person është shoqëruar në polici në Kosovë ditën e sotme, pasi kishte goditur një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime.
Ngjarja ka ndodhur të dielën në rrugën “Rasim Kiçina” në Prishtinë, ndërsa i dyshuari ishte duke e drejtuar automjetin dhe nuk i kishte zbatuar urdhrat për ndalim.
Policia ka bërë të ditur se fillimisht i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe e kishte braktisur automjetin e tij.
Ndërsa më vonë, pasi makina ishte sekuestruar, ai është paraqitur në polici dhe me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.
Top Channel