Foto ilustruese

Një motor është përplasur me një makinë këtë pasdite në Novoselë të Vlorës dhe për pasojë janë plagosur shoferi dhe pasagjeri.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40 , në qendër të fshatit, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. I., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga 20-vjeçari me iniciale M. M. Shoferi dhe pasagjeri i motorit janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që pritet ekspertiza e grupit hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA