Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, njoftoi përmes Telegramit se 22 të burgosur të luftës janë kthyer në Ukrainë nga burgjet ruse më 7 gusht.

Në mesin e të liruarve janë dy oficerë, ushtarë të thjeshtë dhe nënoficerë.

Ata kishin marrë pjesë në beteja në fronte të ndryshme dhe disa prej tyre ishin plagosur, tha Yermak.

Ai nuk dha më shumë detaje.

Ministria ruse e Mbrojtjes ende nuk ka komentuar për këmbimin e të burgosurve.

Këmbimi i fundit i të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës ka ndodhur në korrik të këtij viti.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022. Lufta ka lënë të vrarë mijëra persona, ka detyruar të zhvendosen miliona të tjerë dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA