Në autobusin e linjës Bari- Durrës që u bllokua dje për kontroll nga policia kufitare, u gjetën 121 680 euro të padeklaruara.
Policia thotë se drejtuesi i autobusit tentoi të fuste në vendin tonë 121 680 euro që ishin fshehur në tavanin emjetit, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit, arrestohet në flagrancë pronari i autobusit.
Në kuadër operacionit “Fluksi”, u arrestua në flagrancë shtetasi Leonard Nikolli, 44 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 34 vjeç, të dy banues në Durrës.
Top Channel raportoi dje se në autobus ndodheshin rreth 50 pasagjerë, të cive iu desh të prisnin me orë të tëra për kontrollin e autobusit.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel