Është arrestuar autori i vrasjes së Armando Meshau, sot në Vlorë. 

Burime për Top Channel bëjnë me dije se vrasësi ndodhet në ambientet e komisariatit të Vlorës, ku po merret në pyetje.

Policia bën me dije se autori është shtetasi Rei Meta, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Si ndodhi ngjarja?

Armando Meshau, 55 vjeç ka qenë në një pikë interneti për të printuar dokumente dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me një person tjetër që ka qenë dhe ai po në ambientet e internetit. Sipas burimeve debati ka degjeneruar me grushte ku shkaku ka qenë një banesë dhe sipas burimeve brenda pikës së internetit Armando Meshau, i cili ishte ndërtues, ka debatuar me personin tjetër duke e ofenduar me fjalë banale dhe i ka thënë që s’ke për ta marrë apartamentin. Pas debatit, personi tjetër e ka qëlluar Meshaun dy herë me grusht në fytyrë dhe nga goditja ai ka rënë pa ndjenja në tokë duke humbur edhe jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA