Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me vrasjen e sotme në Vlorë, ku pas një konflikti me grushta ka humbur jetën një 55-vjeçar.

Armando Meshau, 55 vjeç ka qenë në një pikë interneti për të printuar dokumente dhe sipas burimeve ka nisur të konfliktohet me një person tjetër që ka qenë dhe ai po në ambientet e internetit.

Sipas burimeve debati ka degjeneruar me grushte ku shkaku ka qenë një banesë dhe sipas burimeve brenda pikës së internetit Armando Meshau, i cili ishte ndërtues, ka debatuar me personin tjetër duke e ofenduar me fjalë banale dhe i ka thënë që s’ke për ta marrë apartamentin.

Pas debatit, personi tjetër e ka qëlluar Meshaun dy herë me grusht në fytyrë dhe nga goditja ai ka rënë pa ndjenja në tokë duke humbur edhe jetën.

Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”. Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit Rei Meta, i cili është shoqëruar në ambientet e komisariatit Vlorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA