Në këto ditë të nxehta gushti, të shumtë janë turistët të cilët nuk shijojnë vetëm detin, por edhe historinë dhe kulturën shqiptare.

Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo të Himarës është një nga destinacionet shqiptare më të klikuarat në internet dhe një nga pikat më të vizituara në jugun e Shqipërisë.

“Jam Filar dhe vij nga Madridi dhe do të qëndroj një javë në Shqipëri. Ky vend është i ngjashëm me Spanjën , Italinë apo Kroacinë. Vizita në këtë kala është mbresëlënëses.”

“Jam Samanta  nga Italia, është hera e pare ne Shqipëri.  Më pëlqen  shumë ky vend. Kështjella interesante dhe brendësia e saj plot me histori.”

“Hera e parë që vi në Shqipëri, sapo vizitova kështjellën dhe i bëra një foto historikut  me qëllim që informohem dhe historinë qe kjo kështjelle ka. Shqipëria një vend i bukur dhe dikur kishim dëgjuar që është një vend i izoluar por sot ky vend është rritur  kaq shumë. Me ka impresionuar shumë Shqipëria.

“Vij nga Anglia dhe po më pëlqen shume . Kjo ndërtesë historike të bën përshtypje dhe për më tepër është një vendndodhje perfekte.”

“Vij nga Mynihu .Kjo  kala është kaq mirë e mirëmbajtur dhe këto mure kaq te trasha e historia e saj te ngjall kureshtje si ka qene e kaluara shqiptare dhe si kane jetuar dikur!”.

Italianë, gjermanë, francezë, spanjollë e polakë e kanë destinacion  të pashmangshëm ndalesën në kalanë mbi det dhe historinë e saj.

Top Channel