“Larg duart nga parku”/ Protestë në kryeqytet kundër prishjes së lulishtes, qytetarët rrëzojnë gardhin rrethues

06/08/2023 18:33

Ndërtesa më e lartë në Ballkan pritet t’i shtohet Tiranës pas Teatrit të Operës dhe Baletit, e parashikuar të përfundojë pas 7 viteve punë, projekt i cili po kundërshtohet nga lëvizja Bashkë me në krye Arlind Qorin.

Protestuesit u mblodhën këtë të diel në kantierin e ndërtimit duke kërkuar ndalimin e betonizimit të kryeqytetit dhe shkatërrimit të parqeve.

Skenë krimi u cilësua vendi i ndërtimit nga protestuesit dhe këto fjalë i lanë njollë në murin rrethues ku po zhvillohen punimet.

“Këta që po ndërtojnë, janë përbindësha se e dinë shumë mirë që në këtë park luanin fëmijë, që në këtë park pushonin të moshuar. Kush blen zyra, kush blen apartamente në këtë qytet që po zbrazet gjithnjë e më shumë nga njerëzit”, u shpreh Qori.

Protestuesit përsëritën thirrjen “Larg duart nga parku”.

“Tiranës po i zhduket një nga parqet e fundit, ai që shtrihet midis pallateve 9-Katëshe dhe Teatrit të Operas dhe Baletit. Dhuna e Betonit nuk ka të ndaluar. Pushtetarë të korruptuar dhe oligarkë të paligjshëm po na lenë pa një prej hapësirave të fundit publike e të gjelbra që i kanë mbetur qytetit”, shkruhet në pankartat e tyre.

Veç aktivistëve, të pranishëm ishin edhe banorë të lagjes së rrugës së barrikadave, që shprehën revoltën për shtimin e kullave duke e kthyer zonën përreth në errësirë të përhershme. Teksa të indinjuar ishin edhe me mosreagimin e opozitës.

“Unë vija prej 40 vitesh këtu me bashkëshortin, nipa, mbesa. Ku të kyçemi? Ç’po bëhet kështu ? S’na dëgjojnë”, tha një zonjë.

Po na zhdukin parqet. Duhet ta ndalojmë. Po opozita po bashkëpunon? Pse nuk flet? Turp, turp”, u shpreh një banor.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA