“Iso mbi kalldrëm” sapo ka nisur në Gjirokastër.

Eventi  që do të jetë prezent përgjatë gjithë fundjavave të gushtit shpalos vlera të isopolifonisë, në mjedise të ndryshme publike të pazarit të Gjirokastrës.

Grupet polifonike të qytetit dhe rrethinave do të sjellin ne edicionin e dytë të promovomit të isopolifonisë motive të vjetra dhe reja të kësaj trashëgimie të mbrojtur nga UNESCO.

Artistët popullorë përfshijnë në këngë edhe vizitorët e turistët duke i udhëzuar të realizojnë ison e këngëve. Polifonia mbi kalldrëm është duke u ndjekur me kuriozitet dhe interes për shkak të atmosferës që krijon por edhe për kostumet traditcionale që e shoqërojnë duke i dhënë ngjyra të veçanta  netëve të gushtit në pazarin karakteristik.

Jam nga Australia dhe më pëlqeu shumë atmosfera në Gjirokastër, arkitektura mesjetare dhe kjo mënyrë të kënduari

Unë jam nga Franca nga Parisi dhe kam kaluar tri javë në Shqipëri. Më ka pëlqyer spontaniteti dhe më pëlqeu polifonia sepse më pëlqen  historia e Shqipërisë. Është një histori e gjatë.”

Grupi Ergjëria e çeli këtë ngjarje dhe drejtuesi i tij Arjan Shehu tha se eksperienca është shumë shpërblyese.

Ngjarja ofron një mundësi për ta bërë të njohur isopolifoninë edhe mes të rinjve që janë prezent në pazarin e Gjirokastrës që është gjithashtu zemra e muzikës moderne dhe ritmeve elektronike.

Paralelisht me isopolifoninë që zhvendoset në zona të ndryshme të pazarit Gjirokastra po përgatitet për një radhë eventesh të rëndësishme përgjatë Gushtit.

Isopolifonia u shpall nga UNESCo pjesë e trashëgimisë gojore të njerëzimit më 25 Nëntor të vitit 2005 por mbrojtja dhe për më tepër përcjellja e  kësaj vlere shpirtërore sipas bartësve kërkon më shumë vëmendje dhe investim tek grupet e të rinjve dhe ruajtja e autenticitetit të kostumeve

Top Channel