Nënkryetari i Bashkisë Kukës, Granit Gjana, dha dëshminë e tij në SPAK për dosjen nën hetim në ngarkim të Safet Gjicit, i dyshuar për korrupsion dhe nën arrest me burg prej muajit qershor.

Për shkak të video skandalit në zyrën e tij ku ish kryebashkiaku shfaqet duke biseduar për një tender me një shtetase të përfshirë në aferë seksuale, SPAK e pyeti nënkryetarin Gjana mbi procedurat e ndjekura për këtë tenderim.

Nga muaji qershor SPAK ka pyetur disa herë Alma Kacin, protagonisten e kësaj videoje të kryer në zyrat e bashkisë së Kukësit.

Gruaja nuk ka masë shtrënguese personale, siç u aplikua me ish kryebashkiakun Gjici që është lënë nga dy gjykata në paraburgim. Aktualisht SPAK po kryen hetime për persona të tjerë të përfshirë, por veç ish zyrtarit dhe Kacit nuk ka zbuluar emra të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA