Piktori Genti Bushi rikthehet në Shqipëri, jo më si vizitor nga SHBA-ja, por me një ekspozitë personale në Galerinë e Tiranës.

E quajtur Univers, ajo na zbulon një anë tjetër të piktorit, të mësuar ta shohim deri më tani si një realist. Një abstrakt gjeometrik, me një përfshirje të ngjyrave, formave dhe koloreve është stili i ri i Genti Bushit.

Brenda këtyre tablove ka cikle me punë në formën e një ore muri, që krijojnë imazhin e kohës që po ikën shpjet. Një cikël tjetër në punët e Bushit  janë qytetërimet e humbura.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun për dy javë në Galerinë e Tiranës. Genti Bushi shpjegon që jetesa në SHBA nuk është e lehtë për një artist. Ndërsa është i detyruar të bëjë një punë tjetër përgjatë ditës, nata i takon artit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA