Mbi 100 revista mjekësore në mbarë botën, kanë bashkuar forcën e tyre duke bërë thirrje për një veprim urgjent, me qëllim që të eliminohen armët bërthamore, pasi kërcënimi i katastrofës bërthamore është në rritje.
Ky numër i madh revistash, u sensibilizua duke botuar secila një artikull, në të cilin u bëhet thirrje profesionistëve shëndetësorë në mbarë botën që të paralajmërojnë qytetarët dhe drejtuesit për rrezikun e madh për shëndetin publik, që paraqet armët bërthamore.
“Rreziku është i madh dhe në rritje. Shtetet e armatosura bërthamore duhet të eliminojnë arsenalet e tyre bërthamore përpara se të na eliminojnë ne.” -thuhet në editorial.
Chris Zielinski i Shoqatës Botërore të Redaktorëve Mjekësorë, tha se ishte një zhvillim i jashtëzakonshëm që revistat konkurruese, të cilat zakonisht luftojnë për përmbajtje ekskluzive, kishin bashkuar forcat.
“Që të gjitha këto revista kryesore kanë rënë dakord të botojnë të njëjtin editorial nënvizon urgjencën ekstreme të krizës aktuale bërthamore,” tha ai në një deklaratë.
Editoriali paralajmëroi se çdo përdorim i armëve bërthamore do të ishte katastrofik për njerëzimin.
Editoriali u publikua në të njëjtën javë kur një takim i komitetit përgatitor po mbahej në Vjenë për një rishikim të Traktatit të OKB-së për Mospërhapjen Bërthamore (NPT), i cili hyri në fuqi në 1970.
E diela shënon gjithashtu 68-vjetorin e përdorimit të armës së parë bërthamore kundër civilëve, SHBA shpërtheu një bombë atomike mbi qytetin japonez të Hiroshimës më 6 gusht 1945.
Top Channel