Stina e verës është e lidhur me pishinat, detin.

Por mjekët pediatër thonë se për këtë arsye, ka një fluks fëmijësh që vuajnë nga dhimbjet e veshit, ndërkohë që ata evidentojnë një shtim të rasteve me Sindromën Triada, ose gojë, duar, këmbë.

“Patologjitë që po hasim tani janë më shumë me diarre, të vjella, por pa temperaturë shoqëruese. Ndërkohë kur kanº grykët e qelbëzuara sigurisht që kanë ethe, temperaturë të lartë dhe më rezistente. Në përgjithësi na vijnë shumë fëmijë që ankohen për veshët, pasi shkojnë në pishina apo në det. Por këto janë normale për stinën e verës. Një patologji tjetër që është vënë re jo vetëm këtë muaj, por edhe në qershor e korrik, ne e quajmë sindroma gojë, duar, këmbë. Janë këto puçrat e vogla që dalin rreth mukozës së gojës, tek duart, tek këmbët, në zonën e pampersit. Zakonisht vjen nga rënia e imunitetit. Mund të konsiderohet edhe patologji ngjitëse, pasi në shtëpi p.sh. e ka një fëmijë, kalon edhe tek tjetri, dhe kryesisht shfaqet me mungesë të oreksit apo vështirësi në të ngrënë. Në rast se hasim një patologji të tillë, më fëmijë që shfaqin këto simptoma, atëherë prindi duhet të drejtohet tek mjeku sa më parë, për të marrë edhe ndihmesën përkatëse. Ajo që vë re gjatë verës është që prindërit gjatë gjithë vitit tregohen të kujdesshëm, por në këto ditë të nxehta sikur i lirojnë pak masat. I japim më shumë akullore fëmijëve, hapin kondicionerin në temperatura të ulëta për t’u freskuar. Mirë do të ishte të vazhdojmë të kemi atë kujdesin e përhershëm. Dhe sigurisht hidratimi është kyçi për verën. Pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta frutash të stinës.”- tha Valbona Shahini, Mjeke Pediatre, Qendra Shëndetësore 2, Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA