Foto Ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Berat.

Aksidenti ndodhi rreth orës orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, ku një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar 75-vjeçarin A.A., këmbësor.

75-vjeçari u transportua në Spital por nuk i shpëtoi dot plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Një tjetër aksident ndodhi këtë pasdite në aksin Levan-Tepelenë, ku mbeti e lënduar një grua 70-vjeçare.

 

Top Channel