X i Elon Musk, i njohur më parë si Twitter, po përballet me një faturë nga autoritetet e San Franciskos pasi vendosi një shenjë të paautorizuar X në godinën kryesore.
Shenja u vendos të premten si pjesë e riemërimit të kompanisë, por mori 24 ankesa në fundjavë.
Logoja u hoq të hënën dhe X do të gjobitet me koston e lejeve të ndërtimit për instalimin dhe heqjen e tij.
Autoritetet e San Franciskos thanë se firma nuk kishte leje për shenjën. Në një deklaratë, zyrtarët thanë se kompania do të duhet gjithashtu të mbulojë koston e Departamentit të Inspektimit të Ndërtimit dhe hetimit të Departamentit të Planifikimit.
Kjo nuk është pengesa e parë me të cilën kompania e Musk i është dashur të përballet teksa ndryshon selinë e saj në qendër të qytetit.
Një përpjekje për të hequr emrin e vjetër të firmës kompania u braktis përkohësisht, dhe për një periudhë të shkurtër mbetën vetëm shkronjat ER në ndërtesë.
Musk dhe shefja e re ekzekutive e firmës Linda Yaccarino duan të transformojnë X, ku ata shpresojnë se përdoruesit do të duan të shpenzojnë më shumë nga paratë e tyre.
Top Channel