“Rrezik për cunami në Santorini”/ Çfarë do të ndodhë nëse aktivizohet vullkani Kolumbo në Greqi, zbuloni çfarë thotë studimi 17/01 08:50
Polonia ka akuzuar Bjellorusinë për shkelje të hapësirës së ajrore me dy helikopterë më herët gjatë ditës së sotme.
Në përgjigje, ministria polake e mbrojtjes thotë se do të rrisë numrin e trupave në kufirin e saj lindor.
Më shumë se 1,000 trupa polake u dërguan në kufirin bjellorusi prej 250 miljesh javën e kaluar, pasi udhëheqësi mercenar i Wagner, Yevgeny Prigozhin filloi trajnimin e trupave bjelloruse.
Polonia tha se kishte informuar NATO-n për incidentin.
Lëvizja vjen vetëm disa orë pasi SHBA tha se nuk kishte parë ndonjë shenjë të një kërcënimi specifik nga grupi Wagner – i cili tani është pothuajse tërësisht i bazuar në Bjellorusi – ndaj Polonisë ose ndonjë vendi tjetër të NATO-s.
Top Channel