Luizi Ejlli ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në koncertin e Noizyt më 4 gusht.

Ejlli, përmes një videoje, ka sqaruar se për shkak të angazhimeve, e ka të pamundur të marrë pjesë në “Alpha Show”, por i uron suksese mikut të tij Rigels Rajkut (i njohur me emrin e artit si Noizy).

“Po lexoja nëpër portale, pse nuk është Luizi te koncerti i Noizyt. Përgjigja është se unë kam shumë koncerte, shumë aktivitete, e kam agjendën shumë të ngarkuar. Si unë, ka edhe shumë kolegë të tjerë, të cilët nuk janë. Unë i uroj me shpirt dhe me zemër Noizyt dhe të gjithë artistëve që do të jenë aty që koncerti të shkojë sa më mirë, të ketë sa më shumë sukses, të ketë sa më shumë audiencë. Të shkëlqejë si di ai. Do të takohemi me Noizyn, me të gjithë, këtu do jemi. Do të punojmë bashkë, do të rrimë bashkë, pa merak. Nëse doni të na fusni në sherr vazhdoni jeni të mirëpritur, nëse doni me na nda vazhdoni, unë nuk kam armiq në art, në kulturë e në sport unë kam qejf mos me pas armiq as në jetë, por jeta i ka këto, mos keqinterpretoni gjëra që nuk janë, mos shpikni gjëra nga hiçi se dilni bllof”.

Kështu, fituesi i “Big Brother VIP” shuan zërat se mes tij dhe Noizyt nuk ka më raport miqësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA