Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në gjendje të rëndë në spital
06/11 21:25
Banorët e tre fshatrave në Bulqizë janë ngritur në protestë në mbrojtje të pyjeve.
Ata kundërshtuan punimet që po zhvillohen nga një firmë me argumentin se po dëmton kurorën e gjelbër të kësaj zone.
Banorët e cilësuan ndërhyrjen e firmës si të paligjshme pasi askush nuk e di se përse po hapet rruga në masivin pyjor të kësaj zone.
Banorët u shprehën tejet të vendosur për të vijuar protestën ndërsa kërkuan nga ana e autoriteteve që të ndërhyjnë dhe të pezullojnë punimet.
Top Channel