Hyrjet nga porti i Vlorës këtë vit kanë janë më të larta duke shënuar një fluks të shtuar  të turistëve dhe emigrantëve që kanë ardhur për pushime në fund të muajit korrik.

Duke e krahasuar edhe më të njëjtën periudhë të vitit të kaluar shihet se në korrikun e 2022-shit nga pika kufitare e portit të Vlorës kanë hyrë 17 mijë qytetarë ndërsa për këtë vit ky numër ka shkuar në 19 mijë. Sa u përket automjeteve janë 500 më shumë.

Ajo çka bie në sy është numri i lartë i pushuesve kryesisht të rinj.Trageti i linjës Brindisi Vlorë ka pasur rreth 75% të pasagjerëve me pushues të huaj më së shumti italianë të moshave 20-25 vjeç që vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe kanë zgjedhur jugun e vendit për te pushuar.

Përgjegjësi i përpunimit te trageteve Festim Skendaj shprehet se këtë vit janë tre tragete dhe kjo ka shtuar fluksin e pasagjerëve që udhëtojnë për në Vlorë.

Për  gushtin pritshmëritë janë që numri i pushuesve të jetë akoma edhe më i lartë duke qenë se konsiderohet si muaji i fundit i pushimeve verore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA