Një 32-vjeçar i cili aksidentoi për vdekje një person ditën e djeshme në aksin Kukës-Uzinë, është arrestuar sot nga policia.
Në pranga ra P. H., 32 vjeç, banues në fshatin Topojan, i cili braktisi automjetin, pasi përplasi motomjetin me drejtues shtetasin J. Sh. që për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, humbi jetën.
Në pranga ra edhe S. P., 38 vjeç, banues në Itali, pasi teksa drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër dhe i ka shkaktuar dëme materiale.
Një 30-vjeçar R. B., u shpall në kërkim pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte në Bajram Curri, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Gjatë kontrollit në banesën e 30-vjeçarit, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një jelek antiplumb, si i Policisë, që posedohej pa të drejtë nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel