Piktura 400-vjeçare ‘bind’ njerëzit se artisti ka ‘udhëtuar në kohë’ dhe ka pikturuar Sputnik-un (fotot)

29/07/2023 16:05

Dashamirësit e artit kanë mbetur të shtangur nga një pikturë klasike e rreth 400-viteve më parë ku përshkruhet Jezus Krishti dhe Fantazma e Shenjtë, bashkë me atë që kritikët thonë se është një tip “sateliti rus”.

Ventura Salimbeni është krijuesi i veprës ‘Lavdërim i Eukaristit’ në vitin 1595, por disa konspiracionistë pretendojnë se në të përshkruhet teknologjia moderne apo dije të tjera që i janë fshehur njerëzimit.

Përdorues të rrjetit social ‘Barmy’ besojnë se artisti italian mund të ketë udhëtuar në kohë qindra vjet përpara, dhe ka shtuar eksperiencat e tij në veprën e artit.

Disa përdorues thonë se mund të shohin në sfondin e pikturës satelitin rus Sputnik-1 edhe pse ai është lëshuar vetëm në vitin 1957 sipas të dhënave.

Ndërsa për sferën blu me antena, kritikët konspiracionistë thonë se i ngjan satelitit të parë artificial të lëshuar nga toka.

Fillimisht pretendimet u morën me të qeshura por tashmë dhe disa ekspertë i janë bashkuar atyre duke thënë se nuk janë shumë larg realitetit.

Steve Mera, i shoqatës britanike të Hetimit e Trajnimit Paranormal në Manchester, tha: “Ka shumë nënkuptime fetare të lidhura me nocionin e alienëve e UFO-vë”.

Kjo pikturë është realizuar në vitet 1600 dhe askush nuk e dinte që aty kishte një diçka që i ngjan salitetit Sputnik.”

Ai shtonte për rrjetin Indy100 se tashmë njerëzit po dyshojnë se autori “ka pasur njohuri për ngjarje të së ardhmes“.

Steve shtonte më tej: “Është interesante sa i ngjan Sputnik, bashkë me ato nyjet anash.

Por tifozët besimtarë thonin se sfera është vetëm një simbol i “Globit të Krijimit” që sipas tyre shihet dhe në piktura të tjera të “Trinitetit të Shenjtë”.

Ata sugjeronin se Salimbeni ka kombinuar elemente të diellit dhe hënës në ilustrimin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që teknologji moderne pikasen në piktura historike.

Amatorë symprehtë kanë sinjalizuar për një grua me sytë e ngulur te ‘celulari i saj’ në një pikturë të Ferdinand George Waldmüller.

Madje edhe kreu i Apple, Tim Cook raportohet se u habit nga incidenti kur vizitoi muzeumin në  Amsterdam në 2016.

Ai tha se kishte parë një iPhone në një pikturë 350-vjeçare të varur në mur.

Cook tha më pas në një konferencë: “Mendoja se e dija se kur ishte shpikur iPhone, por tani nuk jam më i sigurtë.

FOTO GALERI
1/5
Disa përdorues thonë se mund të shohin në sfondin e pikturës satelitin rus Sputnik-1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA